25 vite pritje pranë rikthimit të madh,Vllaznia dhe Dinamo përplasen për lavdi në finalen e parakohshme të sezonit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Finalja e parakohshme e “Final-Four” sjell përballë dy skuadra me histori presion dhe objektiva krejt të ndryshëm por me të njëjtën ëndërr titullin kampion.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje me peshën e historisë mbi supe,pasi është një nga klubet më të mëdha të futbollit shqiptar me tifozëri të jashtëzakonshme dhe traditë të pasur por që prej 25 vitesh pret të rikthejë titullin kampion në Shkodër.

Për breza të tërë tifozësh kuqeblu kjo pritje është kthyer në një plagë sportive që çdo sezon shoqërohet me shpresë zhgënjim dhe pritje të re.

Këtë herë atmosfera duket ndryshe ku Vllaznia ka ndërtuar një skuadër me eksperiencë,karakter dhe lojtarë që dinë të përballojnë ndeshjet e mëdha.

Futbollistë si Balaj,Krymi,Qato apo Gurishta mbajnë mbi vete jo vetëm përgjegjësinë sportive,por edhe ëndrrën e një qyteti të tërë që kërkon festën e shumëpritur.

Në Shkodër besohet se ka ardhur momenti për të thyer mallkimin e 25 viteve pa titull,dhe cdo ndeshje këtë sezon është përjetuar me emocione të jashtëzakonshme dhe tashmë finalja shihet si mundësia perfekte për të rikthyer lavdinë në Shkodër.

Presioni mbi skuadrën e Edi Martinit është i madh sepse kur një klub pret kaq gjatë për triumfin,çdo gabim peshon dyfish,megjithatë pikërisht ky presion mund të shndërrohet në forcën më të madhe të kuqebluve.

Në anën tjetër qëndron Dinamo skuadra që këtë sezon ka treguar se është rikthyer seriozisht mes elitës së futbollit shqiptar,ndërsa nuk shihet më si një ekip në tranzicion apo thjesht me histori të madhe.

Ata jan kthyer në një skuadër që mund t’i hapë probleme kujtdo kundërshtari,pasi organizimi në fushë disiplina taktike si dhe forca mentale kan qenë armët kryesore të ekipit të drejtuar nga Ilir Daja.

Dinamo ka ditur të fitojë ndeshje të mëdha dhe të reagojë në momentet më të vështira,me futbollistë si Bregu,Guindo,Qefalia apo Nani kan sjellë ritëm fantazi dhe vendosmëri ndërsa grupi në tërësi ka treguar se nuk dorëzohet lehtë.

Fitorja e Kupës i ka dhënë edhe më shumë besim skuadrës e cila tashmë kërkon ta mbyllë sezonin në mënyrën perfekte me një tjetër trofe madhor.

Kjo finale e parakohshme nuk është vetëm një ndeshje por është një përballje titanësh,por është përballja e dy historive të mëdha të futbollit shqiptar,ku nga njëra anë është Vllaznia që kërkon fundin e pritjes së gjatë dhe rikthimin në majë pas një çerek shekulli.

Nga ana tjetër është Dinamo që kërkon të tregojë se rikthimi i saj nuk është rastësi,por fillimi i një epoke të re.

Një qytet pret festën e madhe pas 25 vitesh,me një klub historik kërkon të rikthejë frikën dhe lavdinë e dikurshme,dhe në mes të gjithë kësaj është një ndeshje që premton emocione,tension dhe spektakël deri në sekondën e fundit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img