Thursday, April 25, 2024

7 vite pa komentatorin e madh sportiv, Ymer Striniqi! Respekt dhe mirënjohje për profesorin tonë të nderuar!

Lexo

Ishim të rinj, kur e filluam karrieren e bukur të gazetarisë sportive. Rreth 40 vite më parë, së bashku me kolegun tim, Tonin Frroku, patëm fatin të fiksonim një kujtim të bukur, emocionues dhe shumë domethënës, me profesorin tonë të nderuar, Ymer Striniqi.

Fotoja  që shoqëron shkrimin, është ndër të parat e asaj kohe, të cilën, si unë ashtu edhe Tonini, e ruajmë me shumë fanatizëm. Ashtu, siç ruajmë këshillat e para, por edhe shumë e shumë të tjera në vazhdim, që professor Ymeri na i jepte pa kursim, me profesionalizmin dhe dashamirësinë më të madhe qytetare.

Që në ato vite të hershme, dhe deri sa mbylli sytë në moshën 71 vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte vitet e fundit, me professor Ymerin, patëm rastin të  bashkëpunomin më pas edhe si kolegë, në Radio, Televizion dhe shtypin e shkruar.

Me fotot e tjera që i bashkangjiten shkrimit, risjell në vemendje disa nga bashkëpunimet që kam pasur fatin të kem me profesorin, gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur, Ymer Striniqi.

Përmes këtij shënimi të shkurtër, respekti dhe rikujtese për profesorin dhe mikun tim të nderuar, Ymer Striniqi, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, gjej rastin të shpreh respektin dhe konsideratën maksimale, edhe për familjen e professor Ymerit, bashkëshorten e tij, Perihane, vajzen Eda dhe djalin Erion, si dhe dy nipat e tij që aq shumë ai i donte.

Uroj, që ato të kenë në vazhdimësi vetëm gëzime në familjen e tyre, ndërkohë që professori dhe komentatori i madh, Ymer Striniqi, është dhe do të mbetet i paharruar, personalisht  në zemrën time, por edhe në zemrat dhe kujtesen e të gjithë kolegëve, të medies sportive shkodrane dhe më gjërë, brenda dhe jashtë vendit!

Gaspër MARKU, mars 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img