Sunday, November 24, 2024

Volejboll Femra/Luhen takimet gjysëmfinale të Kupës së Federatës. Tirana dhe Partizani eleminojnë Barleti Volej dhe Vllazninë duke shkuar në finale

Lexo

Kupa e Federatës në volejboll për femra luajti mbrëmjen e së premtes në sallën sportive “Farka Volej” të Tiranës, dy takimet gjysëmfinale, Tirana-Barleti Volej dhe Partizani-Vllaznia.

Në përballjen e parë mes Tiranës dhe Barleti Volej ka triumfuar skuadra bardheblu, e cila fitoi me rezultatin e pastër 3 me 0.  25-6, 25-20 dhe 25-20 ishin  pikët teknike në përfundim të tre seteve të kësaj ndeshje duke bërë që gjysnëfinalja e pare të kualifikonte Tiranën si finalisten e parë e Kupës së Federatës.

Menjëherë pas çiftit të parë, Tirana-Barleti Volej, po në fushën e sallës sportive “Farka Volej” të Tiranës, zbritën dy skuadrat e tjera gjysëmfinaliste, Partizani dhe Vllaznia. Një takim ku, jo i lehtë për skuadrën kuqeblu, pasi përballë kishi skuadrën kampione në fuqi, Partizanin që e fiton trofeun për të katërtin vit radhazi.

Takimi filloi më mirë për skuadrën e kuqe e cila kryesoi që në pikët e para, avantazh që vazhdoi ta administronte edhe në vazhdim duke e mbyllur setin e parë me fitore 25 me 14.

Me fillimin e setit të dytë, volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerët Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli duket se japin një sinjal më pozitiv, por gjithësesi është përsëri Partizani i cili merr komandën e lojës dhe me shënimin e pikëve të njëpasnjëshme fikson në përfundim të këtij seti rezultatin 25 me 15 në fitim të saj.

Demoralizimi i humbjes së dy seteve të parë bën të veten në radhët e skuadrës kuqeblu. Gjë të cilën Partizani e shfrytëzon edhe më shumë duke mos e diskutuar suksesin edhe në këtë set, të cilin e fitojnë me një rezultat edhe më të thellë, 25 me 12 duke e mbyllur të gjithë takimin me shifrat e seteve 3 me 0. Fitore kjo që e çon Partizanin në finalen e Kupës së Federatës ku do të ndeshet me Tiranën, e cila nga ana e saj eleminoi Barletin Volej me rezultatin 3 me 0.

Humbja me Partizanin në gjysëmfinalen e Kupës së Federatës, por më tepër edhe niveli që volejbollistet paraqiten në fushën e lojës tregon se pamvarësisht sinjaleve pozitive gjatë periudhës përgatitore, Vllaznia ka akoma shumë për të bërë në drejtim të konsilidimit të formacionit për të shkuar tek realizimi i objektivave të mundshme si skuadër pretendente për trofe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img