Java e 11-të e kampionatit Abisnet Superiore do të përmbyllet këtë të diel me dy takimet e fundit të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet në elitën e futbollit shqiptar.
Vëmendja do të jetë fillimisht te përballja mes Dinamo dhe Skënderbeut, që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të japin maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.
Dinamo do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe të marrë tri pikët ndërsa korçarët do të kërkojnë të surprizojnë kundërshtarin dhe të largohen me një rezultat të vlefshëm.
Takimi i dytë dhe i fundit i kësaj jave do të jetë ai mes Egnatias dhe Vorës që do të luhet në orën 18:30 në stadiumin “Egnatia Arena”.
Rrogozhinasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një tjetër fitore dhe për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat.
Nga ana tjetër Vora do të udhëtojë drejt Rrogozhinës me synimin për të zhvilluar një ndeshje sa më të mirë dhe për të mar një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të fortë.
Me këto dy takime do të mbyllet zyrtarisht java e 11-të e Abisnet Superiore,ndërsa pas kësaj fundjave kampionati do të ndërpritet për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare duke u dhënë skuadrave mundësinë të përgatiten për vazhdimin e sezonit.
Fatos LAMAJ


