Monday, November 25, 2024

Budva-Europiani i boksit U-18, Shqipëria mëson shortin

Lexo

Kombëtarja kuqezi e boksit shqiptar U-18, e cila ka mbërrritur që mbrëmë në qytetin malazez, Budva, aty ku të shtunën starton Kampionati Europian i boksit për këtë grupmoshe, ka mësuar kundërshtarët që boksierët tanë do  të kenë përballë në ballafaqimet e para. Sipas informacionit të marrë nga trajnerët e përfaqësueses kuqezi, Lazarin Vila dhe Enton Kikrri, ndeshjet e para të boksierëve shqiptarë do të jenë me datë 15 nëntor në orën 14.00. Startin për kombëtaren kuqezi do ta ketë Orgito Llaha i peshës deri në 60 kg, i cili do ketë përballë boksierin nga Mali i Zi, Luka Gaçeviç. Më pas, për ngjyrat e kombëtares shqiptare në ring do të jetë, Santiago Selimaj konkurues në peshen deri në 75 kg, duke pasur përballë boksierin nga Maqedonia e Veriut, Ajhan Ozmen. Po në këtë ditë nga delegacioni shqiptar do të ngjitet në ring boksieri i peshës deri në 81 kg, Arlind Cera që do ketë përballë boksierin nga Rumania, Lura Cureleac. Sipas planifikimit të organizatorëve të aktivitetit, ndeshjet e mësipërme fillojnë në orën 14.00, ndërkohë që pjesa tjetër e ndeshjeve të kësaj dite do të jetë në orën 18.00. Në këtë hark kohor, për Shqipërinë do të boksojnë Besjor Gjetaj i peshës deri në 69 kg duke patur përballë boksierin nga Serbia, Strahinja Kartabegoviç, për të vijuar me boksierët e tjerë, Kristjan Koqo, Ergys Toci dhe Arbi Haxhiu, të cilët do të përballen me kundërshtarët e peshave të tyre nga Moldavia, Lituania dhe Armenia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img