Friday, September 20, 2024

NBA përfshihet nga një tjetër skandal. Akuzohen për një skemë mashtrimi me sigurimet, arrestohen 18 lojtarë

Lexo

Skemë mashtrimi me sigurimet, i vjedhin shtetit 4 milionë dollarë. NBA përfshihet nga  një tjetër skandal. Bëhet fjalë për grup basketbollistësh të NBA, të cilët janë akuzuar në gjykatën Feerale të Nju Jorkut për një skemë mashtrimi me sigurimet, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milionë dollarë, Planit të Përfitimit të Ligës. Janë 18 ish lojtarë të NBA të arrestuar, pjesëtarë të kësaj skeme mashtrimi.

Sipas akuzës, ideja ishte e Terrence Ëilliams, sot 34 vjeç, i zgjedhur i 11-ti në Draftin e 2009, i cili e mbylli karrierën në NBA në 2013, pas 153 ndeshjesh me Neë Jersey Houston. Ëilliams kishte biseduar me lojtarët e tjerë, duke iu propozuar atyre idenë e rimbursimit për raporte mjekësore fallco. Ish-kolegët e tij e kanë pranuar këtë ide, duke filluar nga viti 2017, duke kërkuar rimbursime për vete dhe për familjarët e tyre, për një shifër prej 4 milion dollarësh, deri vitin e kaluar, kur edhe filluan hetimet të cilat sollën edhe arrestimet.

Midis të arrestuarve janë edhe Tony Allen, ai që Kobe Bryant e konsideronte si mbrojtësin më të mirë midis të gjithë atyre me të cilët ishte përballur, Big Baby Davis, kampion me Boston në 2008, Mon, Andrea Bargnani i Torontos etj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img