Monday, November 25, 2024

181 ndeshje me Portugalinë, Kristiano Ronaldo, përmbys rekordin e Serxhio Ramos

Lexo

Kristiano Ronaldo në fitoren e Portugalisë të shtunën, 3-0 në miqësoren ndaj Katarit zhvilluar në Faro, ka vendosur një tjetër rekord të ri. Është bërë futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në një kombëtare Europiane. CR7 ka veshur për herë të 181 fanellën e Portugalisë duke kaluar spanjollin Serxhio Ramos, i cili është ndalur në 180 ndeshje të luajtura me kombëtaren iberike.

Ish-futbollisti i Juventusit, tanimë i Mançester Junajtid, ka hapur serinë e golave me penallti. Ka qenë goli i 112-të i tij me fanellën e Portugalisë duke përmirësuar kështu përsëri rekordin botëror të realizimeve në një kombëtare, të cilin e kishte thyer muajin e kaluar në ndeshjen ndaj Irlandës. Rekordi i mëparshëm mbahej nga iraniani Ali Dei me 109 gola të shënuar në një kombëtare.

Aktualisht në vendin e dytë në grupin A të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, me 13 pikë, Portugalia të martën do të provojë në shtëpi ndaj Luksemburgut të rifitojë kryesimin dhe të marrë avantazhin ndaj Serbisë, e cila nga e shtuna në mbrëmje është në vendin e parë falë fitores po ndaj Luksemburgut, 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img