Shqipëri U21 – Slloveni U21 2-0
Shënues: 52′ Karrica, 58′ Dobra
Shqipëria: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Dobra (68’ Toçi), Çelhaka (92’ Vangjeli), Asllani, Ndrecka, Muçi (77’ Cara), Karrica (77’ Lakti).
Trajner: Alban Bushi
Sllovenia: Turk, Spanring, Stojanoviç, Laci, Pavloviç, Casar, Zabukovnik (81’ Cipot), Svetlin, Matko, Begiç, Bosilj.
Trajner: Milenko Açimoviç
Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga trajneri Alban Bushi dhuroi shpektakël teksa mundi mbrëmjen e sotme kombëtarn e Sllovenisë me rezultatin 2 me 0. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” regjistroi trepikëshin e tretë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, dy t fundit në harkun kohor të katër ditëve.
Në përballjen e sotme, Karrica e Dobra ishin shënuesit e golave, por mbi të gjitha një hero për kuqezinjtë është portieri Tafas dhe në përfundim 2-0. Në fakt Shqipëria U-21 e ka nisur disi e ndrojtur, ndërsa në pjesën e parë Dobra në të 5’ dhe një mosmarrëveshje mes Karricës dhe Ndreçkës ka qenë fare pak.
Sllovenia ka marrë frenat e lojës në dorë në 20 minutat e fundit, ndërsa Tafas i thotë “Jo” golit në momentin e Bosilj në të 26’. E më pas bëhet barrikadë për Begiç në të 36’. Madje Selmani në të 42’ arrin të shmangë golin në përpjekjet e Matkos pranë portës sonë me kokë. Pjesa e dytë ka tjetër imazh, ndërsa e nisim me gol në të 53’; Mitaj e ka hedhur topin pas shpinës së mbrojtjes sllovene e Karrica në pozicion diagonal me portën sllovene arrin të shënojë.
E pas pesë minutash vjen dhe goli i dytë për skuadrën tonë, që ka firmën e Dobrës, i cili pas krosimit të Ndreçkës, me kokë e ka dërguar topin në krahun e djathtë të Turk. Sllovenët nuk kanë se çfarë të humbasin dhe janë të gjithë në sulm, ndërsa Matko godet me kokë shtyllën e majtë pingule të portës sonë. Më pas Tafas ndal Svetllin në të 74’, Tiçiç në të 76’ dhe Çasar në të 85’.
Por në minutën e tretë shtesë Sllovenia i ka patur të gjitha mundësitë për të shënuar golin e nderit, sepse Tiçiç është penguar nga Marku. E Tafas arrin të frenojë Svetllin e përfundimisht 2-0 dhe një fitore shumë emocionuese për kombëtaren tonë U-21, që tashmë presin ndeshjet e nëntorit për të rritur pikët e tyre në kualifikueset e Kampionatit Europian.