Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skënderbeu, janë dy sfidat e sotme që hapin javën e pestë të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Që të dyja këto ndeshje startojnë në orë 13.45, ndërkohë që nesër, të dielen luhen edhe dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, për t’u t’u mbyllur me çiftin, Vllaznia-Dinamo, i rezervuar për t’u luajtur të hënën mbrëmjen e së hënës në “Loro boriçi” duke nisur nga orta 19.45.
Laçjanët kanë mundësi të luajnë sot në fushën e tyre pas një periudhe të gjatë pause për shkak të rimbjelljes së barit, gjë që e detyroi të luante në fushë asnjanëse ndeshjet që kalendari i përcaktonte brenda. Përballë kanë një skuadër debutuese si Egnatia me ambicje dhe objektiva për të kapur zonën e Europës, por në kampin laçjan, nisur edhe nga rezultatet jo të mira të javëve të para, nuk pranohet asnjë rezultat tjetër përpos fitores tre pikëshe.
E njëjta gjë vlen edhe për krutanët e Kastriotit, të cilët edhe ato, pikët e lëshuara në javët e mëparshme do të kërkojnë t’i kompensojnë duke filluar nga kjo ndeshje përballë korçarëve, të cilët vijnë pas barazimit të regjistruar javën e kaluar në fushën e tyre ndaj Vllaznisë.