Monday, November 25, 2024

(Video) Superkupa Mbarëkombëtare/Gjysëmfinalja, Vllaznia-Prishtina, pjesa e parë 43 me 39 për kuqeblutë

Lexo

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës po luhet ndeshja gjysëmfinale e Superkukës Mbarëkombëtare në mes Vllaznisë dhe Prishtinës. Një ndeshje, që krahas tifozërisë shkodrane ka marrë interesin edhe autoriteteve nga Kosova me një delegacion të zgjeruar qeveritar kryesuar nga Kryeministri, Albin Kurti, ndërkohë që nga ana tjetër, është kryebashkiakja e Shkdrës, Voltana Ademi dhe autoritete të tjera qeveritare që kanë pritur miqtë nga Kosova duke ndjekur ndeshjen së bashku në tribunën VIP.

Madje, numri një i qeverisë kosovare ka zbritur nga tribuna teksa ka hedhur në në start të takimit ka hedhur në shenjë simbolike topin e parë nga mesi i fushës. Një moment ky që ka marrë duatrokitjet e të gjithë të pranishmëve, të cilët e konsiderojnë zhvillimin e kësaj ndeshjeje si hapin e parë të bashkëpunimit të Ligës Unike Shqipëri-Kosovë.

Ndërkohë, një tjetër moment që u shoqërua me duartrokitje të shumta ishte edhe ai kur presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi i dhuroi zotit Kurti fanelën me uniformën e Vllaznisë me numrin 10-të.

Sa i përket zhvillimit të takimit, pjesa e parë është shoqëruar me një luftë të fortë sportive, e cila që në dy periodat e para është komanduar nga ekipi i Vllaznisë, i cili pjesën e parë e ka mbyllur me fitore me rezultatin 43 me 39.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img