Kuqeblutë e Vllaznisë, javën e gjashtë të Abissnet Superiore e luajnë në transfertë përballë ekipit të Kukësit. Ndeshje, kjo që për arsye të punimeve që po kryehen në stadiumin e ri të Kukësit, fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin e Elbasanit, “Elbasan Arena”, por më pas, për arsye të fillimit të proçesit të rimbjelljes së barit në këtë stadium, kjo ndeshje është spostuar të luhet në në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.
Me këtë rast, klubi kukësian, që luan si pritës, ka publikuar çmimet e biletave, të cilat, në varësi edhe të tribunave përkatëse, variojnë nga 500 deri në 1500 lekë.
“Klubi i Kukësit njofton se ndeshja ndaj Vllaznisë, e cila do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” ditën e diel, do të jetë me bileta.
Biletat mund të blihen ditën e nesërme te biletaria e stadiumit në Rrogozhinë. Çmimet e biletave për ndeshjen e nesërme, do të jenë si më poshtë:
TRIBUNA A/A1 – 1500 Lekë
TRIBUNA B – 500 Lekë
TRIBUNA C – 500 Lekë
Tifozeria jonë do të qëndrojë në tribunat A dhe B.
Tifozeria mike do të qëndrojë në tribunat A1 dhe C”, citon njoftimi I shpërndarë për mediat nga ana e drejtuesve të klubit kukësian.