Për mesfushorin kuqeblu, sfida e së dieles Kukësi-Vllaznia që do të luhet në “Arena Egnatia” në orën 13:45 për llogari të javës së 6-të të Abissnet Superiore vjen në një moment kulmor të formës së tij sportive. Pa lënë mënjanë edhe kontributin e tij maksimal në ndeshjet e mëparshme, goli i shënuar javën e fundit në “Loro Boriçi” do të kujtohet gjatë për mënyrën e realizimit të tij. Jonuzi ishte sot përkrah trajnerit Brdariç në konferencën për shtyp të prag ndeshjes, Vllaznia-Kukësi.
“Ne mesfushorët nuk e kemi primare golin, por e rëndësishme që edhe në të ndihmojmë ekipin me gola. Është diçka e mirë që shënojnë mesfushorët apo mbrojtësit dhe jam I lumtur që shënova e morëm 3 pikë. Jam i lumtur që që goli ishte më I bukuri I javës dhe siç e kam theksuar më parë që këtë herë “ia qellova” në shenjë pasi e kisha tentuar edhe më herët. Duke parë ndeshjet e para na vjen keq pasi kemi humbur pikë me Partizanin dhe Teutën pasi mund të kishim mundësi të merrnim 3 pikë. Jam I lumtur për mënyrën e lojës, duhet të rregullojmë disa gjëra teknike dhe stafi e di më mirë. Kampionati tani ka filluar dhe shpresoj të ecim në rrugën e duhur. Është shumë e rëndësishme. E vlersoj Kukësin pasi është një nga ekipet që luan hapur njësoj si ne. Do të jetë një ndeshje e hapur dhe ne duhet ta vlerësojmë shumë. Nuk e di, do parë në fushë. Duke parë mënyrën e lojës së skuadrave mendoj se mund të ketë shumë gola, por do e tregojë fusha. Nuk është e rëndësishme pasi kampionati është i gjatë. Ne duhet të fokusohemi te puna jonë, t’i marrim ndeshje një e nga një dhe nëse fitojmë këto ndeshje është mirë për ne, dhe nuk na interesojnë ndeshjet e tjera të rivalëve.