E shtuna e 30 tetorit, e cila përballë në “Loro Boriçi” Vllazninë dhe Tiranën, duke filluar nga ora 16.45, pritet të ketë një stadium me numër rekord tifozësh. Është kjo arsyeja që drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për një menaxhim disi më ndryshe se herët e tjera të shitjes së biletave.
E veçanta e kësaj here ka të bëjë me atë që krahas pikave të shitjes në qytetin e Shkodrës, klubi kuqeblu ka hapur edhe një pikë tjetër shitje në kryeqytet. Sipas njoftimit në fjalë, një gjë e tillë vjen për t’i ardhur në ndihmë shkodranëve të interesuar që jetojnë në Tiranë, por krahas kësaj, edhe për tifozërinë mike, e cila ka të rezervuar hapësirën e duhur në tribunën e “Loro Boriçit”.
NJOFTIM
“Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm edhe nga shumë tifozë shkodranë që jetojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm në “klasiken” e së shtunës, por gjithashtu edhe për t’i ardhur në ndihmë tifozërisë mike nga Tirana, KF Vllaznia njofton se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Biletat do të shiten ditën e premte nga ora 09:00 – 18:00.
Kujtesë: Për tifozërinë mike, janë rezervuar tribunat E4 dhe E5”, thuhet në njoftimin për shitjen e biletgave në kryeqytet.
Ndërkohë, sa i përket sasisë së biletave që është programuar të shiten në Shkodër, klubi kuqeblu, ka publikuar këtë njoftim:
NJOFTIM
Java VII Abissnet Superiore:
Vllaznia – Tirana
Te shtunen 30 tetor 2021
ora 16.45
Në stadiumin “Loro Boriçi”.
Shitja biletave fillon ditën e enjte 28 Tetor 2021
Hyrja:
Për femrat, e lirë (paisen me biletë me vlerë 0)
Oraret e shitjes biletave:
E enjte:
Ora 10:00 – 18:00
E premte:
ora 10.00 – 18.00
E shtune
ora 10.00 – 17.00
Biletat mund te blihen edhe online duke klikuar ne linkun e meposhtem:
http://Bileta.fshf.org dhe Bileta.t-ticket.al