Mjekësia Sportive/ FSHF organizon trajnim për Ndihmën e Parë dhe Urgjencën Mjekësore – BLSD

Federata e Futbollit vijon angazhimin për rritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale të specialistëve që kontribuojnë në futbollin shqiptar.

Në kuadër të Kursit të Mjekësisë Sportive, në datat 18–19 nëntor 2026 do të zhvillohet trajnimi për Ndihmën e Parë dhe Urgjencën Mjekësore – BLSD, me fokus njohjen dhe zbatimin e procedurave të ndërhyrjes në raste emergjente.

Trajnimi do të drejtohet nga Dr. Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, i cili do të ndajë ekspertizën dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të FSHF-së për të forcuar përgatitjen e profesionistëve të mjekësisë sportive, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sigurisë dhe shëndetit të futbollistëve gjatë aktiviteteve stërvitore dhe ndeshjeve.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe