Monday, November 25, 2024

Botërori i boksit-Beograd 2021/Sot, dita e pestë, në ring për Shqipërinë, boksierët Laçi dhe Beqiri

Lexo

Kampionati botëror i boksit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, mbërrin sot me ditën e pestë të tij. Për kombëtaren e Shqipërisë që drejtohet nga trajnerët, Zef Gjoni dhe Renato Kurti, sot do të ngjiten në ring dy boksierë, Indrit Laçi dhe Alban Beqiri.

Sipas programit të hartuar nga organizatorët, Indrit Laçi, konkurues në peshën deri në 92 kg, do të boksojë në sesionin e orës 13.00 dhe ndeshja e tij është e planifikuar të zhvillohet rreth orës 15:45 në Ringun B. Laçi, fazën e parë e ka kaluar me anë të shortit, ndërsa sot do të ketë përballë përfaqësuesin e kombëtares Angleze.

Ndërkohë, boksieri tjetër i përfaqësueses shqiptare, Alban Beqiri, konkurues në kategorinë e peshës 71kg do të boksojë në sesionin e orës 18:00 dhe ndeshja e tij është e planifikuar të zhvillohet rreth orës 20.00. Më herët, në turin e parë, Beqiri e ka fituar ndeshjen e parë përball boksieritë të përfaqësueses së Kenias dhe sot ai do ndeshet me boksierin e përfaqësueses së Lituanisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, për Shqipërinë konkuroi edhe boksieri shkodran, Nelson Hysa. Megjithë përpjekjet e tij të shumta në dyluftimin në ring, boksimi i tij për peshën +92 kg, përballë boksierit të kombëtares Trinidad Tabago, Nigel  Paul, përfundoi me fitoren e boksierit kundërshtar me rezultatin 4 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img