Futboll-Kupa e Shqipërisë/Luhen sot ndeshjet e turit të dytë, spikat derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana. Vllaznia mysafire në Pogradec

Lexo

- Reklamë -spot_img

E mërkura e 3 nëntorit 2021 i është rezervuar kompeticionit të Kupës së Shqipërisë, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar pas kampionatit kombëtar të kategorisë Superiore. 16 ekipet e kualifikuara nga turi i parë kanë formuar 8 çiftet e sotme, nga 4 për secilin grup, ku sot do të luajnë takimet e para, ndërkohë që ato të kthimit do të jenë, pas dy javësh, me datë 17 nëntor 2021.

Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani dhe Bylis-Skënderbeu dhe Dinamo-Tirana, janë çiftet e Grupit A. Tre takimet e para startojnë në orën 14, ndërkohë që derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana është programuar të luhet në stadiumin “AIR Albania” duke filluar nga ora 16:45.

Edhe në Grupin B ka një duel shumë të fortë, ku shorti ka vënë përballë çiftin, Egnatia-Kukësi. Ndërkohë, Vllaznia është mysafire në Pogradec për tu ndeshur me skuadrën vendase. Dy takimet e tjera të Grupit B, janë: Tomori-Laçi dhe Flamurtari-Kastrioti.

Grupi A, ora 14:00: Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani, Bylis-Skënderbeu dhe Dinamo-Tirana 16.45.

Grupi B, ora 14:00: Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi, Egnatia-Kukësi, Flamurtari-Kastrioti

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img