Saturday, November 23, 2024

U-21, Shënkolli i merr barazimin Vllaznisë në Shkodër me një futbollist më pak në fushë

Lexo

Vllaznia – Shënkolli 0:0

E martë, 17 nëntor 2020, ora 14.00, fusha sportive “Reshit Rusi” Shkodër

Vllaznia: Kaçaj, Peku, Sekja, Dodani, Bushaj, Smajli, Stafa, Mali, Leka, Dulaj, Osmani. Trajner Nefail Zhejani Të aktivizuar gjatë ndeshjes: Xhahysa, Ivziku, Rrasa, Pali

Shënkolli: Dani, Petoku, Lika, Gjoka, Gjergji, Maca, Seferi, Deda, Shima, Qota, Djala. Trajner Hasan Hoxha. Të akvizuar gjatë ndeshjes: Frroku, Dobra, Idrizi

Gjyqtarë: Klodjan Prenga (Laç), Erind Burgu (F.Kruje), Endrit Hushi (F.Kruje), i katërt Xhulian Bacaj (Laç)

Delegat: Ismet Alcani (Lezhë)

0 me 0, ky është verdikti i ballafaqimit të 21 vjeçarëve mes Vllaznisë vendase dhe Shënkollit myafir, skuadra këto që vinin në këtë ndeshje pas fitoreve të javës së parë, kuqeblutë në transfertë me Teutën 1-2 dhe Shënkolli 3-0 në shtëpi me Football Republic. Sfida në fjalë është luajtur pasditen e së martës në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës duke pasur vemendjen edhe të drejtuesve më të lartë të Akademisë Vllaznia, edhe për faktin lojtarët e kësaj skuadre i konsiderojnë si një garanci për kalimin në ekipin e parë. Edhe pse nuk pati gola, duhet thënë se 90-të minutat e këtij takimi janë përshkuar me faza interesante, sidomos ato të 45 minutave të dyta kur Vllaznia pati një dominim total në fushën e lojës.

Skuadra e drejtuar nga zv.trajneri Nefail Zhejani në mungesë të trajnerit të parë Fatjon Hasani i penalizuar më herët nga komisioni i disiplinës, me rastet e shumta të krijuara edhe mund të shënonte, por krahas të tjerave pengesë u bë portjeri shkodran që luan për ngjyrat e Shënkollit, Sinan Dani, i cili me pritjet e tij ishte barrikada kryesore e portës së tij. Përfundimisht 0-0, barazim ky që për Vllazninë përkthehet si humbje kur kemi parasysh faktorin fushë, por edhe për atë që skuadra mike që nga minuta 77-të luajti me një futbollist më pak në fushë, si rezultat i daljes me karton të kuq të futbollistit të tyre Gjoka. Ndërkohë, për Shënkollin që drejtohet nga trajneri Hasan Hoxha dhe kolegu i tij Elion Haxhiu, një pikë në fushën e vështirë të Shkodrës vlerësohet si rezultat pozitiv. Prezantimi dinjitoz me ekipin e 21 vjeçarëve, përfshirë edhe ato të ekipeve të Superligës U-17 dhe U-19 që drejtohen nga trajnerët Klajdi Reçi dhe Haris Lika, të cilët kryesojnë kampionatin në grupin A, tregon për punën e mirë që bëhet në Akademinë e Shënkollit në krye të së cilës qëndron drejtori ekzekutiv, Blerim Përvathi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img