(Video) Kombëtarja kuqezi mbërrin në San Marino për sfidën e nesërme. Trajneri Maran dhe kapiteni Gjimshiti në konferencë shtypi/ UEFA Nations League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në orën 20:45, në “San Marino Stadium”. Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, ekipi kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkohë, Kombëtarja ka udhëtuar pasditen e sotme drejt San Marinos dhe në orën 19:00, është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Rolando Maran.

“E rëndësishme është që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Të bëjmë zgjedhjet më të mira në varësi të mënyrës se si do të luajë kundërshtari. I rëndësishëm është mentaliteti, të zbresim në fushë të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Duhen krijua kushtet ideale, çdo gjë të meret me seriozitet”, tha ndër të tjera Maran.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img