Tuesday, April 30, 2024

Liga Unike-Basket Meshkuj/Vllaznia humbet në transfertë me Prizrenin16, 100-96

Lexo

Prizreni 16-Vllaznia 100-96(30:24, 18:16, 21:20, 31:36)

PRIZRENI: M. Green, A. Hajdari, C. Fells, U. Zenelaj dhe I. Koljeviç. Trajner: Arbnor Rifati

VLLAZNIA: J. Bessaro, R. Shestani, J. Stove, B. Cashman dhe M. Butler. Trajner: Nikola Milatoviç

Vllaznia në basketboll për meshkuj ishte mysafire mbrëmjen e së dieles në Prizren të Kosovës duke u ndeshur me ekipin vendas, Prizreni 16. Ndeshja e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës Unike e luajtur në pallatin e sportit, “Sezai Surroi” të Prizrenit dhuroi një spektakël të vertetë, dhe për këtë meritë kanë të dyja skuadrat, të cilat shfaqën një nivel shumë të kënaqshëm në fushën e lojës. Vetë shifrat 100 me 96 në favor të ekipit vendas, tregojnë për lojën sulmuese që aplikuan të dyja skuadrat në këtë ndeshje.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me mysafirët nga Shkodra që e nisën më mirë me një epërsi deri në pesë pikë, 8:13, por vendasit prizrenas rikthehen shpejt për të barazuar shifrat dhe për ta fituar çerekun e parë të ndeshjes me gjashtë pikë diference, 30:24.

Shkodranët nuk u dorëzuan dhe jo vetëm që barazuan rezultatin, por edhe kaluan në epërsi 34:38, megjithatë në fund të pjesës së parë prizrenasit shkojnë në pushimin mes dy pjesëve me shifrat e avantazhit 48:40.

Basketbollistët e Prizrenit 16 kontrolluan edhe periodën e tretë, duke e ruajtur epërsinë, por dhe për ta shtuar atë, ku më e larta ishte 65:51, ndërsa rezultati pas periodës së tretë ishte 69:60 për Prizrenin. Dhjetë minutat e fundit të periodës së së katrt ishin më interesantet. Dhe, kjo për meritë të Vllaznisë, e cila duke e përmirësuar lojën dhe me preçizionin e gjuajtjeve për tre pikë e ngushton diferencën deri në dy pikë, 98:96, duke e bërë përballjen shumë dramatike. Megjithatë Prizreni 16 arrin dy pikët e fundit duke formuar treshifrorin 100 ndaj 96 të Vllaznisë, rezultat ky që mbyllë ndeshjen në favor të Prizrenit.

Referuar statistikave të ndeshjes, te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 31 pikë e katër kërcime, Ivan Koljeviq me 15 pikë e 14 asistime dhe Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dalluan Mathew Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë.

Pas xhiros së katërt të Ligës Unike, Prizreni 16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia ka një fitore dhe tri humbje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img