Futbolli shqiptar ballafaqohet sonte mes dy kombëtareve të 21 vjeçareve, Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi do të luhet, në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19.00 dhe është i vlefshëm për eleminatoret e Kampionatit Europian 2023. Të rejat më fundit në kampin kuqezi, bëjnë të ditur se në kombëtaren e Alban Bushit ka psur një ndryshim në listë e futbollistëve të grumbulluar. Si rezultat i një dëmtimi është larguar Ramen Çepele duke u zëvendësuar me sulmuesin Dijar Nikqi.
Bazuar në protokollet zyrtare që kanë dorëzuar trajnerët kundërshatrë, skuadrat do ta nisin ndeshjen me këto formacione:
Kosova: Nreca, Hoti, Kurtulus (C), Sadriu, Hoxha, Krasniqi, Sabani, Lushaku, Veliu, Marleku, Zeqiri.
Shqipëria: Tafas, Mitaj (C), Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci, Çelhaka, Asllani, Doda, Dobra, Karrica, Ndrecka.
Dy skuadrat në fjalë janë pjesë e grupit G së bashku me Çekinë, Anglinë, Slloveninë, Andorrën, ku Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e 3-të me 9 pikë të grumbulluara, ndërkohë që ajo Kosovës është në vendin e pestë me 3 pikë.