120 minuta lojë, dhe më pas 20 penallti të goditura, janë dashur për të përcaktuar ekipin e tetë çerekfinalist të Kupës së Shqipërisë. Dhe, është Dinamo, skuadra që ishte favorite që pas ndeshjes së parë kur fitoi me rezultatin 2 me 0. Madje, për shumë kënd, ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave, thuhej se ishte një formalitet duke e konsideruar Dinamon, duke marrë të mirëqënë një marrëveshje që sipas opnionit sportive ishte lidhur mes këtyre dy skuadrave.
Por, fusha e lojës tregoi të kundërtën. Bardhlutë e Tiranës kanë befasuar kur kanë shanuar dy gola, me Gjumsin në të 35-tën minutë dhe Limajn me penallti në të 78-tën. Nga 2 me 0 për Dinamon e ndeshjes së parë në 2 m e 0 për Tiranën në ndeshjen e dytë.
Për të përcaktuar fituesin, gjyqtari lezhjan Eldorian Hamiti fton skuadrat të luajnë minutat shtesë, 2 herë nga 15 minuta. Rastet për gol në të dyja portat respektive ia shtojnë edhe më shumë emocionet këtij dueli. Edhe pse Dinamo është pak më dominuese në fushën e lojës, shtesë prej 30-të minutash nuk prodhon asgjë dule e lënë në fuqi barazimin 2-0.
“Heroi” i Dinamos në këtë ndeshje, quhet Bakaj. Portjeri dinamovitë pret penalltinë e parë dhe të fundit duke kualifikuar skuadrën e tij në turin e tretë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, aty ku e pret një derbi tjetër, ai me Partizanin.
Gjuajta e Penalltitve:
Dinamo: Ibraimi – gol, Mihana – gol, Gavazaj – pret Bekaj, Maliqi – gol, Demiri – pret Bekaj, Imami – gol, Sofranac – gol, Bakaj – gol, Samake – gol, Daia – gol
Tirana: Limaj – pret Bakaj, Ismajlgeci – gol, Seferi – gol, Xhixha – pret Bakaj, Hoti – gol, Totre – gol, Beshiraj – gol, Bekaj – gol, Behiratçe – gol, Toshevski – pret Bekaj