Monday, November 25, 2024

U eleminua nga Kupa, presidenti i Tiranës, Refik Halili, përgëzon ekipin, dhe reagon ndaj atyre që paragjykuan bardheblutë për shitje të ndeshjes së parë ndaj Dinamos

Lexo

“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen. Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium.

Këto për mua janë minj kanalesh, i pari nga këto është Gëzim Sinemati. T’ia thonë atij, janë minj kanalesh që ndyjnë futbollin me atë që dalin e thonë në intervista e opinione. Kur japin opinione të jenë të kujdesshëm, ata dëmtojnë futbollin shqiptar.

Bakaj është një djalë shumë i mirë, ka treguar që di të vazhdojë futbollin. Unë e përgëzoj për atë çfarë bëri dhe këtë duhet ta ketë parasysh Dinamo se ai është portieri që i shpëtoi nga kategoria dhe i ngjiti. Ne vazhdojmë të ecim e vazhdojmë kampionatin. Më vjen keq që çunat janë lodhur 120 minuta, fati nuk ishte me ne, i uroj suksese Dinamon, të ece para”, u shpreh njëshi i klubit bardheblu, Refik Halili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Tirana-Dinamo, e cila pas 120 minutave lojë u mbyll 2 me 0 për Tiranën, por në gjuajtjen e panalltive, blutë dinamovitë fituar 7-8 duke u kualifikuar në çerekfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img