Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore-Partizani e fillon fazën e dytë me fitore, mund Teutën në “Elbasan Arena”

Lexo

Faza e dytë, starton me fitore për Partizanin. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Iir Daja kanë sfiduar Teutën kampione me rezultatin 2 me 1. Një tre pikësh tej mase i rëndësishëm për Partizanin, i cili jep sinjale pozitive për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive, pasi për hirë të së vertetës, në mbyllje të javës së nëntë, me vendin e tetë në renditje, pozitat e të kuqve nuk ishin aspak të mira.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” në një mot të shoqëruar me reshje të vazhdueshme shiu pati episode nga më të ndryshmet, që në fund rezultuan pozitive për Partizanin. 2 me 1 në favor të Partizanit u mbyllë kjo ndeshje, e cila i pati të gjitha brenda, emocionet, golat, kartonat e kuq dhe spektaklin.

Goli i shënuar nga bregdetarët me anë të Gjorgjiev në monutën e 26-të u duk se do të ishte një ogur i mirë për Teutën që administronte situatën për ta fituar këtë ndeshje. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e durrsakëve me rezultatin 0 me 1. Fraksioni i dytë i ndeshjes ka një pamje edhe më bukur se sa ajo e së parës. Trajner Daja dhe Martini duket se i kanë udhëzuar futbollistët e tyre për lojë sulmuese, dhe këtë e reflektojnë të parët durrsakët që kanë një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë me protagonist Lorenco Vilën, që nëse do të shënonte, mund të mbyllte ndeshjen.

Nga ana tjetër, duke parë që skuadra e tij nuk po arrinte të dilte në lojën e saj, tekniku Daja bën lëvizjet e duhura në formacion duke aktivizuar dyshen Murataj-Kaçe. Të kuqtë nuk dorëzohen dhe vijojnë ta kërkojnë golin, ndërkohë që katër minuta nga fundi i takimit, Albano Aleksi dhe Albion Marku detyrojnë të lënë përpara kohe fushën e lojës, pasi gjyqtari Kreshnik Bajramaj i ndëshkon me të kuqe.

Surpriza ishte rezervuar në limitin e takimit, pikërisht nga minuta e 90-të deri tek ajo e gjashta shtesë, kur të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënojnë dy herë në portën durrsake. Fillimisht me një penallti të akorduar në minutën e 90-të nga arbitri Bajramaj dhe të shndërruar në gol nga Zhunior dhe më pas çudia e ka emrin “Cara” që shënon golin e dytë në portën e Teutës duke i dhënë fitoren Partizanit me rezultatin 2 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img