Friday, November 22, 2024

(Video) Zhvillohet Kupa “Autochthonous 2021”, Edicioni i katërt. “Atletik Klub Shkodra” dhe “EMV Rinia”, fitues të turneut

Lexo

“Të gjithë në Shkodër”, ishte aktiviteti dy ditor i organizuar në Shkodër nga shoqata Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit në kuadrin e Kupës “Autochthonous”. Një aktivitet ky që tashmë është shndërruar në traditë për qytetin verior dhe që këtë vit vjen në edicionin e katërt të tij me një pjesëmarrje të larmishme të ekipeve të moshave, nga Shkodra, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut.

Në garë kanë qenë mbi 500 futbollistë të vegjël, përfaqësues të 28 ekipeve nga Shkodra, Tirana, Mali i Zi, Kosova dhe Lugina e Presheves, që konkuruan për kategorinë e grupmoshave, U-9, U-11 dhe U-13, të cilët, pasi kanë konsumuar takimet eleminatore të ditës së parë, në dytën kanë zhvilluar edhe takimet finale.

Sipas drejtuesit të Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica, që është edhe organizatori kryesor i këtij aktiviteti, Kupa “Autochthonous”-edicioni i katërt radhazi, ia arriti qëllimit duke bashkuar sportistët dhe ekipet e moshave të kombit shqiptar në rajon. Për Podgoricën, e rëndësishme është se këtë aktivitet të sivjetëm kanë marrë pjesë disa ekipe që vijnë për herë të parë në Shkodër, dhe përvoja pozitive që ato provuan, qoftë nga mikpritja shkodrane, por edhe cilësia e aktivitetit, i nxit ato që të jenë pjesëmarrës të rregullt të kësaj kupe edhe në edicionet e ardhshme.

Një gjë të tillë e kanë shprehur edhe përfaqësuesit e ekipeve të ardhur nga Mali i Zi dhe Presheva, David Camaj dhe Nagip Jakupi, të cilët në prononcimet që dhanë për median pas aktivitetit, pohuan se ato kanë provuar të përfaqësohen edhe në tur të tjerë ndërkombëtar të rangut europian, por duke e krahasuar me këtë të Shkodrës, serioziteti i organizimit dhe niveli sportive, këtu është shumë më i mirë se i të tjerëve.

Me emocione të shumta u përjetuan ndeshjet finale. Në kategorinë U-9 u ndeshen Autokton-Atletik, ku fitues doli ekipi i Atletik me trajner Enis Çokaj. Në finalen U-11 u ndeshen Labeat-EMV Rinia , ku fitues doli ekipi i EMV Rinia me trajner Ermal Myrta. Ndërsa, në finalen U-13 u ndeshen Djelmnia Shkodrane 2017-Atletik Klub Shkodra duke nxjerrë fitues ekipi Atletik Klub Shkodra me trajner Eder Zmijani.

Gapër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Teuta, në “top formë”. Durrsakët kërkojnë tre pikët e plota në “Loro Boriçi” për javën e 14-të të Abissnet Superiore

Vllaznia dhe Teuta, janë dy skuadra, të cilat në historinë e futbollit shqiptar kanë dhuruar emocione pa fund në...
- Advertisement -spot_img