Friday, November 22, 2024

Edy Reja, i pranishëm në miqësoren e bamirësisë në Vatikan dhe takimin me Papën-“Të gjithë vëllezër”

Lexo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka marrë pjesë në një event të rëndësishëm me karakter bamirës të organizuar me iniciativën e Papa Françeskut dhe në kujdesin e Vatikanit dhe klubit të Lacios. Në qendrën sportive të Lacios, Formelo, është zhvilluar ndeshja “Të gjithë vëllezër” e ku përballë u vunë një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Romëve (Ëorld Rom Organization), që kishte për trajnerin Mauricio Sarrin dhe përfaqësuesja e Vatikanit, që kishte për trajner pikërisht numrin 1 të stolit të Shqipërisë, Edoardo Reja. I pranishëm në këtë event ishte edhe trajneri i përgatitjes atletike të Kombëtares shqiptare, Luigi Febbrari.

Arbitër i ndeshjes ishte sulmuesi i mirënjohur i Lacios dhe Italisë, Çiro Imobile. Të dyja skuadrat, në vigjilje të sfidës, u pritën në një audiencë nga Papa Françesku në Vatikan së bashku edhe me një delegacion të Lacios të kryesuar nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare.

Qëllimi i kësaj miqësoreje ishte për të grumbulluar fonde për të mbështetur projektin “Një shkelm përjashtimit”, të promovuar nga dioqeza e Romës për të ndihmuar përfshirjen e romëve e të shtresave vulnerabël si edhe lufta kundër të gjitha formave të margjinalizimit apo diskriminimit.

Skuadra e Papës, që drejtohej nga Edy Reja, ishte e përbërë nga pjesëtarë të gardës zvicerane, nëpunës të Vatikanit, priftërinj, etj.

Në lidhje me këtë miqësore të veçantë, trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja, ka rrëfyer për Fshf.org momentet më të veçanta, ndërsa është shprehur i nderuar për ftesën e bërë nga presidenti i Lacios, Lotito për të marrë pjesë dhe për të drejtuar ekipin e Vatikanit.

“Ishte një event i rëndësishëm. Mora një ftesë nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili u tregua i gatshëm për të ngritur strukturën e nevojshme sportive dhe për të organizuar këtë miqësore. Sigurisht, e pranova ftesën dhe u ndjeva mirë që u ktheva për një vizitë në ish-klubin tim, sepse që pas largimit tim nga Lacio nuk kisha qenë më aty dhe ndeshje u zhvillua në Formelo, qendrën stërvitore të Lacios”, – tha Reja për Fshf.org, duke treguar më pas edhe një detaj interesant nga ndeshja, që ka emocionuar të gjithë.

“Një nga momentet më të bukura që më la mbresa ishte fakti se në ekipin tim unë kisha një djalosh me sindromën doën, i cili shënoi dy gola. Festa e atij djaloshi pas golave ishte emocionuese, ai festonte me një entuziazëm dhe lumturi të paparë, ishte vërtetë një moment prekës dhe lumturie të madhe”, – thotë tekniku i përfaqësueses kuqezi, teksa zbulon edhe takimin me Papa Françeskun dhe qëllimin e këtij eventi.

“Papa Françesku e kishte kërkuar këtë ndeshje për t’i shprehur mirënjohjen edhe komunitetit rom, që është i margjinalizuar. Madje, kryetari i Shoqatës Botërore të Romëve ishte një kroat, të cilin unë e kam njohur gjatë eksperiencës sime te Hajduk Spliti dhe u ndjeva mirë që u takuam sërish dhe diskutuam për ato kohë. Momenti tjetër kulmor ishte audienca e Papa Françeskut. Në momentin e parë i thashë: “Kam përgjegjësi të madhe, sepse sot jam trajneri i skuadrës së Vatikanit. Shpresoj të bëjmë mirë”. Ndërsa ai mu përgjigj se përveç kësaj është një event i rëndësishëm për të promovuar aspektin human të komunitetit rom. Ishte e bukur të vizitoja Vatikanin, patëm mundësi të shikonim muzetë e Vatikanit dhe ishim gjithashtu të ftuar të drekë atje. Ishte një ditë e veçantë, edhe në aspektin kulturor. Sigurisht, për ne të krishterët, takimi me Papën është diçka e jashtëzakonshme. Ka qenë një aktivitet i veçantë që më ka lënë shumë mbresa dhe plot energji pozitive”, – deklaroi ndër të tjera Edoardo Reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img