Monday, November 25, 2024

Teuta-Vllaznia, pa gola, 0-0, pjesa e parë në “Elbasan Arena”

Lexo

Teuta dhe Vllaznia, është çifti më i fortë  i javës së 11-të të Kategoria Superiore të futbollit shqiptar. Ndeshja po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” që nga ora 16:45 nën gjykimin e arbitrit Laver Alla, ndërkohë që në sistemin VAR është Kridens Meta.

Skuadrat e kanë filluar lojë me këto formacione:

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Selmani, Jackson, Acquah, Daja, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Gorgiev. Trajner: Renato Arapi

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

Pjesa e parë e kësaj sfide  është mbyllur pa gola, në barazim 0-0. Vlen të theksohet se që nga minuta e 33-të, Vllaznia luan me një futbollist më pak, pasi sulmuesi Ante Aralica është ndëshkuar me karton të kuq. Ka qënë një dyluftim në mesin e fushës në mes kroatit të Vllaznisë dhe Asion Dajës së Teutës, ku pas një ndërhyje me taka të Aralicës, gjyqtari Alla e ka ndëshkuar me karton të verdhë sulmuesin e kuqeblu.

Sinjalizimi i sistemit VAR me asistetin Krudenc Meta për rishikuar ndërhyrjen në fjalë ka bërë që kryesori Laver Alla të vrapojë drejt kabinës së VAR-it për të parë nga afër pamjet filmike, dhe me tu kthyer në fushën e lojës, ka nxjerrë të verdhën e dytë dhe më pas edhe kartonin e kuq.

Dhjetë minuta më vonë kuqeblutë kanë karkuarnjë karton të dytë të verdhë për mbrojtësin Xhekson pas një dyluftimi kokë më kokë me sulmuesin Da Silva, por pas sinjalizimit të anësort, kryesori Alla është mjaftuiar vetëm me faull në favor të Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img