Monday, November 25, 2024

Laçi shpartallon Dinamon, e mund 5-0 dhe shkon në vendin e katërt me 15 pikë

Lexo

Një javë më parë u mundën në “Loro Boriçi” 1 me 0 nga Vllaznia, por laçjanët e drejtuar nga Mirel Josa janë rikthyer menjëherë tek fitorja. Në sfidën e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit, e para për javën e 11-të të kategorisë Superiore, skuadra vendase ka shpartalluar Dinamon e Blendi Shkëmbit me rezultatin 3 me 0.

Takimi ka nisur shumë mirë për kurbinasit, që gjejnë rrugën e rrjetës pas vetëm 6 minutash lojë, me anë të Saliu Guindosë. Dinamo do të mungohet të reagojë, por goditja e Ibrahimit në minutën e 13-të do të ndalet në shtyllën e portës së gardianit vendas, Dajsinanit, ndërsa gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do të shohë blutë kryeqytetas të bëjnë një vëllim më të madh loje dhe të ndërtojnë raste, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës.

Pas një pjese të parë në epërsinë minimale për Laçin, 45 minutat e dyta janë një rrebesh i vertetë sulmesh nga skuadra laçjane në portën dinamovite. Kështu shifrat e avantazhit dyfishohen në minutën e 54-t, me anë të Zarubicës. Vetëm 6 minuta më pas, kurbinasit thellojnë epërsi, teksa Julian Shehu godet zgjuarsish dhe saktësisht me kokë, pas një harkimi nga goditja e këndit duke firmosur golin e tretë për Laçin. Ndërkaq, fati i këtij takimi do të vuloset në 17 minutat e fundit, kur Laçi do të gjejë edhe dy gola të njëpasnjëshëm.

Guindo do të realizojë të katërtin e kurbinasve dhe të dytin personal në këtë takim, pas një aksioni të bukur të vendasve në minutën e 73-të dhe, 3 minuta më pas, Lushkja shënon të pestin për kurbinasit, vulosur një humbje të turpshme të Dinamos. Me këtë fitore 5-0, Laçi ngjitet hëpërhë në vendin e 4-t, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 6-të, në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img