Monday, November 25, 2024

Debutoi me barazim ndaj Vllaznisë, trajneri Arapi e konsideron hap pozitiv me skuadrën

Lexo

Për Renato Arapin, brenda një kohe të shkurtër ndodhin gjëra aq të shpejta sa pak kush mund t’i besonte. Fitoi titullin kampion me shiritin në krah si kapiten i Teutës. Më pas vendimi për t’u larguar nga fusha e lojës si futbollist dhe duke kaluar në rolin e drejtorit teknik përkrah teknikut Edi Martini. Me dorëheqjen e këtij të fundit nga drejtimi i skuadrës, Arapi vihet në krye të skuadrës durrsake. Sot kishte debutimin e parë si trajner duke pasur një prove jo të lehtë përballë një Vllaznie në formën më të mirë sportive. Kaloi në avantazh, u barazua, mund të shënonte përsëri, dhe përfundimisht barazim 1 me 1 në këtë debutim të parë në pankinën durrsake.

Ja si shprehet, ai pas ndeshjes në mikrofonat e Supersport:

“Sigurisht ka vend për përmirësim. Gjatë këtyre ditëve jemi marrë me pjesën e mbrojtjes. Por ka vend për të përmirësuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në ketë pjesë. Meqë ekipi ka pësuar gol në ndeshjet e fundit, u munduam që të bënim lojë të ekuilibruar, edhe pse në pjesën e dytë tentuam të fitonim ndeshjen, por si shkoi loja… Sigurisht është edhe fat goli nga lojtari që do ndërroja, por na mungoi fati edhe në gjuajtjen më vonë ku mund të shkonim 2-1. Kemi probleme në momente vendimtare dhe do të mundohemi ta rregullojmë në vazhdimësi.

Fakti është që në çdo ndeshje kemi shënuar, ne tentuam ta fitonim ndeshjen se futem lojtarë me tipare sulmuese. U munduam të qarkullonim dhe të merrnim krahët, por nuk ia arritëm. Problemi ynë është të bëjmë më mirë në pjesën e mbrojtjes, sot kemi bërë më mirë se herët e tjera, edhe pse sulmuam në pjesën e dytë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img