Kampionati Kombëtar i Futbollit të kalçetos 5×5 për Rajonin e Shkodrës ka luajtur ndeshjet e Javës së shtatë, që ishte edhe e fundit për fazën e parë.
Ekipi i Air Albania, padyshim më i miri i këtij kampionati të parë me përmasa kombëtare të këtij lloji, nuk ka falur as në javën e shtatë, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, ekipin e Dom Boskos. Fitore kjo që e mban në vendin e parë të renditjes me 21 pikë.
Panters, ekipi i dytë më i mirë që e ndjek Air Albaninë me 13 pikë, ka gabuar këtë javë teksa ka barazuar me rezultatin 7-7 ndaj Gurit të Zi, duke e thelluar diferencën me kreun, nga 6 në 8 pikë.
Edhe Shqiponja e vendit të tretë me 12 pikë ka gabuar këtë javë, teksa është mundur nga Vllaznimi me rezultatin 3-5. Humbje kjo që i privoi mundësinë për të kapur vendin e dytë të renditjes. Fitore të thellë ka realizuar në këtë javë Manchester ndaj Olimpik me rezultatin 6-2.
Me javën e 7-të është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të futbollit të kalçetos 5-5 duke evidentuar në krye të renditjes ekipin Air Albania me 21 pikë, i ndjekur nga Panters dhe Shqiponja me 13 dhe 12-të pikë.
Rezultatet e javës së 7-të
- Shqiponja – Vllaznimi (3-5)
- Panters – Gur I Zi (7-7)
- Air Albania- Don Bosko (3-0)
- Olimpik – Manchester (2-6)
Renditja pas javës së 7-të, fza e parë:
- Air Albania 21 pike
- Panters 13
- Shqiponja 12
- Don Bosko 9
- Manchester 9
- Vllaznimi 9
- Gur i Zi 7
- Olimpik 3