(Video) Përsëri, Armando Broja, Supergol në Premier Ligë ndaj Kristal Palas

Lexo

- Reklamë -spot_img

Armando Broja vazhdon të surprizojë me prezencen e tij të suksesshme në Premier Ligen angleze. 20 vjeçari i lindur në Angli me prindërit shqiptar nga Malësia e Madhe që emigruan shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, është shndërruar në një yll për skuadrën e tij Southampton. Falë talentit të tij të padiskutueshëm, edhe mbrëmjen e sotme, Broja ka shkëlqyer kur ka shënuar një supergol në ndeshjen e transfertës që skuadra e tij luajti ndaj Kristal Palas.

Goditja e tij nga distanca tokazi nga rreth 25 metra shkoi direkt në rrjetë duke bërë të papërfillshëm plonzhonin e portjerit vendas. Gol ky që i ktheu rezultatin në favor të skuadrës së tij Southampton në 1 me 2 duke u bërë kështu një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre.

Pas disa ndeshjeve si zëvendësues, me insistimin e tifozërisë vendase, Brojës i besohet vendi i titullarit, ku në gjashtë ndeshje tund katër herë rrjetën kundërshtare. Një bilanc ky jashtëzakonisht pozitiv për talentin shqiptar, i cili për moshën e re që ka, citohet se asnjë tjetër i kësaj kategorie moshe nuk e ka pasur këtë bilanc. Madje, duke e krahasuar me figura të njohura të futbollit europian, gjatë këtij sezoni, Broja ka shënuar më shumë gola se Lukaku, Verner dhe Havertz.

Paraqitja e tij e shkëlqyer në Premier Ligë, patjetër që po ndiqet me interes edhe nga stafi i kombëtares kuqezi, ku pas disa luhatjeve të raporteve të fundit me futbollistin, duhet shpresuar se tekniku Reja dhe kolegët e tij të arrijë të gjejë gjuhën e duhur të bashkëpunimit për ta fituar Brojën si futbollist. Dhe, nga ana tjetër, edhe kombëtarja të fitojë nga talenti i Brojës, ashtu siç po fiton dukshëm edhe skuadra e tij e Premier Ligës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img