Thursday, November 21, 2024

Futboll Femra-Vllaznia shpartallon Tiranën në transfertë dhe i merr kreun e renditjes

Lexo

Merr fund mbretërimi i Tiranës në krye të tabelës së klasifikimit në futboll femra. Komandën tashmë e ka marrë në dorë Vllaznia e Shkodrës, e cila pas javës së nëntë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra kryeson e vetme tabelen e klasifikimit me 22 pikë.

Një gjë e tillë ka ndodhur pas përballjes direkte të javës së nëntë me Tiranën, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në kryeqytet. E konsideruar si klasikja e futbollit shqiptar, ndeshja në fjalë ka pasur vetëm një protagonist, Vllazninë e Shkodrës, e cila ka qënë dominuese në të gjitha drejtimet.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka shpartalluar kryesuesen Tirana duke e mundur me rezultatin e thellë 0 me 8. Për fitoren kuqeblu ka kontribuar e gjithë skuadra, por merita më e madhe shkon për golashënueset, ku mes tyre spikat, Megi Doçi me tre gola në këtë ndeshje. Më pas vjen shtatlartja Esi Lufo me dy gola e cila po shënon sistematikisht në çdo ndeshje, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Gresa Berisha, Luçije Gjini, shoqëruar edhe me një autogol në portën e saj nga futbollistja e Tiranës, Kotarja.

Kjo ishte humbja e parë që pëson Tirana duke lëshuar edhe kreun e tabelës së klasifikimit. Skuadra bardheblu stopohet në kuotën e 21 pikëve dhe krahas Vllaznisë rrezikon të kalohet edhe nga Apolonia, e cila deri në prag të kësaj jave e ndiqte Tiranën me pikë të barabarta me Vllazninë, nga 19 secila. Fieraket janë të vetmet që luajnë pasditen e së dielen duke pasur përballë Lushnjen në transfetë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img