Sunday, May 5, 2024

(Video) Dino Mehmedoviq, flet për Turneun Mbarëkombëtar “Shkodra Indoor”

Lexo

Një shqiptar me banim në Ulqin, si Dino Mehmedoviq është në cilësinë e kryetrajnerit të tenisit shkodran pej shumë vitesh. Nga puna e tij profesionale janë përgatitur dhe kanë përformuar me shumë cilësi tenistë të rinjë nga Shkodra duke mbërritur deri në vendet e para në shkallë ballkanike dhe europiane. Krahas përgatitjes për tenistët e grupmoshave të Shkodra Tennis Club, Mehmedoviq është mjaft i angazhuar në organizimin e Turneut Mbarëkombëtar, “Shkodra Indoor” që po zhvillohet në Shkodër. Për aktivitetin në fjalë, si dhe elementë të tjerë rreth zhvillimit tëb tenisit shkodran bën fjalë intervistë në vazhdim.

Profesor Dino, një aktivitet interesant ky që po zhvillohet në Shkodër për tenisin, i pari i këtij lloji.

Personalisht jam marrur me ftesat e lojtarëve nga rajoni dhe ka një pjesëmarrje shumë të mirë me rreth 50 lojtarë. Këtë vit e kemi ndarë turneun në dy grupmosha, 35+ dhe 45+. Kemi lojtarët më të mirë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe ato vendas i cili numri I tyre rritet çdo ditë e më shumë.

 Në një nga ndeshjet e zhvilluara shikuam dhe doktorin 75 vjeçar veteran nga Prishtina. Një fakt shumë interesant.

Agim Islami është një veteran i tenisit shqiptar. Ka mbi 40 vite që është në sportin e tenisit dhe është ndër themeluesit e tenisit në Prishtinë. Bashkë me djalin e tij kanë mbajtur klubin Tenis Prishtina dhe na ka nderuar me ardhjen e tij në Shkodër.

 Organizime të tilla janë zhvilluar shumë në Shkodër por ky I sivjetmi është krejtësisht I veçantë nga pjesëmarrja e larmishme e të gjitha trojeve shqiptare si dhe nga ambjetet komode të tenisit që se fundmi janë edhe në Shkodër.

Turneu Shkodra Indoor është një turne që ka një historik për Shkodrën. Ka mbi 10 vite që organizohet, më parë është organizuar në Pallatin e Sportit, tashmë kemi kompleksin tonë. Kemi gjashtë fusha të hapura dhe dy të mbyllura dhe kjo ëhstë risia dhe bukuria më e madhe pasi turneun e organizojmë në fushat e kompleksit tonë.

Në këtë pjesëmarrjë kë shikoni më favorit për fitore?

Tek grupmoshat 35 vjeçare kemi lojtarin kampion të Shqipërisë Genci Çakshiri i cili ka konkurrencë të mirë më Maliq Dervishin dhe Senad Tafën nga Mali i Zi. Tek kategoria 45 vjeç kemi Hysen Zmijanin, Andi Bilalin dhe Ardian Bletën të cilët janë konkurentë të fortë.

 Duket se figurat e fushës së futbollist janë të fortë në këtë sport si Alban Hasani dhe Hysën Zmijani.

Është një sport që I kthehen sportistët nga futbolli dhe basketboll sepse është një sport që të jep mundësi të luash gjatë gjithë jetës ashtu siç shikuam doktorin I cili është 74 vjeç dhe akoma luan në një formë shumë të mirë. Nga bota e futbollit njihen futbollista me famë botërore si Maldini e shumë të tjerë që e lujanë tenis.

 Është ndonjë futbollist favorit për trofe?

Po, mund të jetë Hysen Zmijani sepse edhe shumë nga trofetë e Shkodrës vitet e kaluara i ka fituar Hysen Zmijani.

Shikojmë që tek ekipet e moshave ka shumë vajza të reja dhe duket që po bëhet një punë shumë e mirë nën drejtimin tuaj.

Për sa i përket ekipit të fëmijëve tek U-12 kemi kampion Emili Bilalin, tek U-14 Ajri Hoxha, tek U-16 kampionja në fuqi është Grejsi Bjari. Shumica rreth 70%-80% janë vajza. Arsyeja është që Shkodra e do shumë futbollin.

 Si e shikoni të ardhmen e tenisit shkodran duke pasur parasysh që tashmë keni këto mjedise komode dhe një infrastrukturë kaq të mirë.

Për sa i përket të ardhmes ne presim një numër më të madh pjesëmarrësish në pranverë dhe duke pasur parasysh që hapësira dhe infrastuktura është shumë e mirë që të zhvillohet tenisi gjatë gjithë vitit, e ardhmja e mirë nuk do të mungojë. Ne klubin Shkodra tenis janë katër trajner. Jam unë, është Nermin Hoxha nga Ulqini, Juna Dani dhe Kejsi Lohja të cilët e kanë filluar tenisin si fëmijë, kanë qenë kampiona grupmoshe, kanë përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë në turne ndërkombëtar dhe tashmë punojnë me fëmijët.

 E kemi theksuar edhe herët e tjera Dino Mehmedoviq një shqiptar me banim në Ulqin, tashmë është krejtësisht i fokusuar në Shkodër si kryetrajner i Shkodra Tenis.

Po bëhen 8 vite që kam filluar të punoj me grupet dhe nuk e kam ndër mend të ndalem. Dijen e kam marrur nga një klub fantastik në Ulqin, nga shokt e mi Senad Tafa dhe Maliq Dervishi të cilët kanë qenë shembull për mua dhe për shkodranët të cilët kanë themeluar klubin në Shkodër.

 Faleminderit për intervistën!

Faleminderit ju!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img