UEFA i bën gjëmën Antonio Kontes, teksa skuadra e Totenhemit ishte favoritja për të luajtur finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”. Tashmë është zyrtare, Totenhemi është jashtë Ligës së Konferencës. UEFA ka bërë publike humbjen në tavolinë të skuadrës londineze me rezultatin 3-0, duke humbur shansin kështu për tu kualifikuar për në fazën me eliminim direkt.
Ndeshja ndaj Renes, e cila ishte programuar për tu zhvilluar më datën 9 dhjetor, e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, u shty për arsye të rasteve të shumta me COVID-19 që kishin kapluar ekipin e Antonio Kontes.
Vendin e dytë të grupit e zë Viteshe që tani në fazën tjetër do të përballet ndaj Rapidit të Vienës.