Pingpongu shkodran ka krijuar Shoqatën e Pingpongut Vllaznia. Në krye të kësaj shoqate është zgjedhur veterani i sportit, Edmond Zejnuni, i cili do të mbajë postin e presidentit të pingpongut shkodran. Lajmin e bën të ditur ish pingpongisti i Vllaznisë, sot në detyrën e Sekretarit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi.
Binoshi sqaroi se pingpongu shkodran ka funksionuar edhe më parë duke pasur mbështetjen e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që tashmë, me ligjin e ri, të gjitha sportet duhet të kalojnë në shoqata. Sipas tij, shoqata e pingpongut Vllaznia ka qënë e krijuar që në vitin 2014, por që asnjëherë nuk u bë aktive duke qënë pjesë e klubit shumësportesh Vllaznia.
Sipas tij, takimi me kalimin sipas ligjit plotësisht në shoqatë, ajo u organizua dhe bëri Asamblenë Zgjedhore, në të cilën zoti Dritan Kruja që ishte President i shoqatës dha dorëheqjen. Dhe më pas, me proçedurën e zgjedhjeve të reja, President i Vllaznisë në pingpong u zgjodhë, Edmond Zejnuni.
Binoshi, tha në vazhdim, se me ardhjen e zotit Zejnuni në krye të pingpongut shkodran, bazuar edhe me premtimet e tija në Asamble se deklaroi se do ta mbështesë shumë sportin e pingpongut në Shkodër, e ardhmja e këtij sporti në Shkodër do të shënoi rritje cilësore.
“Duke pasë një karrierë të gjatë në sportin e pingpongut në Shkodër, por ndërkohë që mbaj edhe postin e Sekretarit të FSHP në Tiranë, mendoj dhe kam besim se duke pasë parasysh edhe përvojën e gjërë të zotit Zejnuni si ish futbollist dhe ish handballist kampion me Vllazninë, ai do të ketë mundësinë të jetë një nbështetje shumë e madhe për sportin e pingongut të klubit Vllaznia”, tha Sekretari i Federatës Shqiptare të Pingpongut, shkodrani,Tonin Binoshi.