Me pesë ndeshjet e luajtura sot përfshirë edhe tre të tjerat e ditës së djeshme, Kategoria e Parë e futbollit shqiptar ka mbyllur javën e 15-të dhe njëkohësisht edhe aktikvitetin për vitin 2021.
Në përballjet e sotme vlen të theksohet fitorja e skuadrës ballshiote me rezultatin 1 me 0 ndaj Besës së Kavajës, fitore kjo që e shpallë Bylisin kampion të dimit.
Një fitore po aq të rëndësishme ka regjistruar edhe Erzeni që e ndjekë Bylisin nga pas duke qënë në vendin e dytë me tre pikë më pak. Shijakasit sfiduan lezhjanët në fushën e tyre duke i mundur me rezultatin 0-4. Për shijakasit e teknikut Nevil Dede shënuan shkodrani Jasmin Raboshta dy gula, në të 22-tën me penallti dhe në fund të ndeshjes 87’, ndërkohë që dy golat e tjera u shënuan nga Xhebrahimi 44′ dhe Ymeri 50′.
Rezultatet e sotme të Kategorisë së Parë
Besëlidhja 0 – 4 Erzeni (Raboshta 22′ (p), Xhebrahimi 44′, Ymeri 50′, Raboshta 87′ )
Bylis 1 – 0 Besa (Emini 64′)
Turbina 1 – 0 Butrinti (Zaimi 83′)
Korabi 2 – 0 Tërbuni (Geci 80′, Mziu 82′)
Burreli 2 – 0 Maliqi (Kryemadhi 66′, 87′)
Në vijim njihuni me tabelen e renditjes së skuadrave në nbyllje të fazës së parë të kampionatit të kategorisë së parë.