Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):
“Jam krenar për ekipin tim që bëri një ndeshje shumë të mirë kundër një kundërshtari të mirë si Kukësi, të cilit nuk i lejuam shumë raste të pastërta. Duhet të jemi të lumtur me lojën që zhvilluam sot. Duhet t’ja kishim shpërblyer vetes me një gol gjithë ato raste të humbura. Duhet të shohim përpara dhe të merremi me problemet që kishim. Mendoj se ishte një pikë e fituar me zotësi dhe jo dy pikë të humbura. Mendoj se jemi akoma në proçes zhvillimi kështu që ne do të përmirësohemi gjithmonë e më shumë.”
Diego Longo(Trajner i Kukësit)
“Jam i lumtur me rezultatin, se në fakt nuk luajtëm mirë aspak, Ndoshta kjo ishte pjesa e parë më e dobët e sezonit. Por treguam karakter dhe morëm pikë. Kjo është sepse jemi një, është që nga fillimi shpirti ynë. Punojmë njëri për tjetrin, nga lojtarët te stafi, ky është shpirti ynë dhe në momente të vështira ky shpirt del në pah. Edhe sot, në ndeshjen me Tiranën apo Partizanin, ne e treguam se kjo është ndoshta arma jonë më e fortë. Ndoshta jo 30 minuta, por 20-25 minuta nuk jemi ajo skuadër që pretendojmë të jemi, derisa të ambientohemi. Kjo vjen edhe për faktin se stërvitemi çdo ditë në një fushë 90 me 50 me bar sintetik dhe vijmë këtu e luajmë në 100 me 70 në bar natyral.”