Monday, January 19, 2026

FSHF, vendos të investojë në dy stadiume, “Selman Stërmasi” & “Skënder Halili”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të bëjë dy investime të rëndësishme në infrastrukturën e futbollit.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së pak ditë më parë, pas vendimit për të ndërhyrë në rikonstruksionin e stadiumit të Lushnjes dhe ndërtimin e tre fushave të reja, anëtarët morën një tjetër vendim të rëndësishëm sa i përket përmirësimit të infrastrukturës.

Në bashkëpunim me klubin e Tiranës, Federata e Futbollit ka vendosur që të ndërhyjë në rinovimin e fushave të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në fushën e kompleksit “Skënder Halili”.

Tirana do të rinovojë bazamentin e stadiumit ndërsa ndërhyrja e FSHF-së konsiston në tapetin e ri të barit, që do të jetë natyral, ndërsa në kompleksin “Skënder Halili”, klubi i Tiranës do të mbulojë sërish rinovimin e bazamentit, ndërsa tapeti i ri do të mbulohet tërësisht nga FSHF-ja.

Këto janë dy investime të tjera të rëndësishëm në infrastrukturë sportive, pas disa investimeve të tjera që janë në proces apo që kanë përfunduar tanimë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img