Wednesday, May 8, 2024

Basketboll Meshkuj-Super emocione në finalen e Superkupës, Teuta fiton në shtesë ndaj Tiranës 113-108

Lexo

Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, teksa në mbrëmjen e së premtes, në sallën sportive “Farie Hoti”, ka fituar në kohën shtesë ndaj Tiranës. 113-108 për djemtë e Melzin Lazimit në një ndeshje që ka patur përmbysje të mëdha dhe që ka dhënë shumë emocione për të pranishmit. Perioda e parë është për Teutën, 34-19. Një diferencë e madhe pikësh, plot 15, që krijonte përshtypjen se durrsakët e kishin nën kontroll ndeshjen. Mirëpo Tirana reagon dhe duke fituar periodën e dytë 25-31 ngushton në pushim 59-50.

Bardheblutë e mbajnë ritmin e lartë të lojës edhe në periodën e tretë, që e kanë fituar bindshëm 11-29 dhe kryesojnë 70-79. Shumë e luftuar perioda e katërt, të cilën e fitojnë “djemtë e detit”, 27-18 dhe koha e rregull përfundon në barazim 97-97. Në kohën shtesë, Teuta tregohet më e qetë dhe e fiton atë 16-11 duke vulosur fitoren në shifrat 113-108. Kupën skuadrës durrsake ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ndërsa kështu koshi shqiptar mbyll vitin 2021.

Lojtari i ndeshjes per Teuten ishte Cameron Wallace Satterwhite me 38 pike dhe 10 topa ne tabel. Per ekipin e Tirana Neptun lojtari me i spikatur ishte Reggie Mitchell Clark me 35 pike dhe 5 asiste.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img