Pasi kanë konsumuar një ndeshje jo pak të vështirë, siç ishte ajo ndaj Kukësit mbrëmjen e së enjtes, në atë ballafaqim të dyluftuar dhe shumë emocionues që përfundoi në barazim, 1 me 1, e premtja për kuqeblutë e Vllaznisë ka qënë tërësisht pushim. Madje, sipas informcionit brenda klubit kuqeblu, pushimi, i cili do të kordinohet me seanca individuale fizike, do të zgjasë deri në ditët e para të vitit të ri 2022, ku data 3 janar është afati kur i gjithë kontigjenti kuqeblu duhet të paraqitet në stervitje.
Një pushim që i është lënë në dispozicion skuadrës kuqeblu për të shijuar festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e ri 2022. Një pjesë e futbollistëve dhe stafit kuqebu kanë zgjedhur të festojnë në Shkodër, një pjesë tjetër është spostuar në kryeqytet, apo në rrethe të tjerë të Shqipërisë, ndërkohë që kontigjenti i huaj jashtë vendit.
Ndërsa i përket institucionit, Klubi i Futbollit Vllaznia, urimin zyrtar për festen e Krishtlindjes e ka përgatitur përmes një fotomontazhi me disa nga protagonistët kuqeblu, të përcjellë për publikun përmes posterit të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
“Klubi Futbollit Vllaznia uron të gjithë besimtarët e krishterë: Gëzuar dhe Për Shumë Vjet Krishtlindjen!”, shkruhet në postimin në fjalë, shoqëruar edhe me posterin në fjalë.