Saturday, November 23, 2024

Kërkohet nga disa skuadra të Serisë A, Kumbulla merr vendimin e tij

Lexo

Marash Kumbulla, ndiqet me interes nga shumë klube të cilat janë të gatshme t’i kërkojnë Romës huazimin apo edhe shitjen e tij. Futbollisti shqiptar është kthyer së fundmi në një nga emrat më të lakuar në merkaton që pritet të nisë në janar.

Sipas “Correire Dello Sport” emrat të cilat kanë shfaqur interes për futbollistin shqiptar janë Napoli, Torino, Kaljari dhe Fiorentina dhe janë gati të bëjnë një lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij, në huazim deri në fund të sezonit apo edhe me transferimin e plotë të kartonit të tij.

Por duket se Kumbullës nuk i intereson largimi nga Roma. Lojtari mendon se mund të fitojë përsëri hapësira në radhët e skuadrës së Murinjos i cili që nga momenti që ka kaluar mbrojtjen me 3 në qendër, ka filluar ta aktivizojë më rregullisht futbollistin. Kështu, ai u ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk ka ndër mend të ndërrojë ambient dhe do të shfrytëzojë shanset që do t’i jepen nën drejtimin e portugezit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img