Sunday, April 28, 2024

Partizani, zyrtarizon largimin e Dajës, ndarje me mirëkuptim

Lexo

Njoftimi i FK Partizani:

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.”, citohet në njoftimin zyrtar të klubit të kuq.

Largimi i teknikut Ilir Daja nga drejtimi i Partizanit erdhi pas humbjes në sekondat e fundit të kohës shtesë në derbin kryeqytetas përballë Tiranës. Për momentin, në krye të skuadrës së kuqe është vendosur trajneri Dritan Mehmeti, një trajner me përvojë të gjatë, fillimisht me klubin Dinamo në ekipin e parë si dhe me moshat, në vijim pjesë e stafit teknik të klubit Partizani, si në ekipin e parë, të moshave, por edhe tek Partizani B dhe ai U-21. Gjatë karrieres së tij sportive, Mehmeti ka qënë zv.trajner me kombëtar U-19 që drejtohej nda Ramadan Shehu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img