Monday, November 25, 2024

Vllaznia, të mërkurën nisja drejt Ulqinit, një mesfushor nga Ukraina vjen për provë

Lexo

E marta e 4 janarit duhej ta gjente skuadrën kuqeblu në Ulqin për të nisur ditët e minifazës përgatitore. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ashtu siç ishte planifikuar takimi i parë për vitin 2022 ka qënë ai i ditës së hënë të 3 janarit, ku skuadra e ndarë në dy grupe ka konsumuar një seancë stervitore në palestër. Ndërkohë, e marta ka pasur në program dy seanca stervitore, njëra paradite në palestër me ushtrime force, si dhe ajo e pasdites  në fushën sportive të Golemit. Me përjashtim të mbrojtësit senegelaz Fallou Diagne, i cili ka munguar me leje nga klubi, në dispozicion të teknikut Brdariç kanë qënë të gjithë futbollistët, të cilët kanë marrë ngarkesat e para në nisje të vitit 2021.

Merkato-Një mesfushor ukrainas në provë

Sipas rregullores së FSHF-së, që prej 1 janarit është hapur zyrtarisht merkato, dhe për këtë drejtuesit e Vllaznisë janë të angazhuar për të bërë lëvizjet e duhura në përforcim të skuadrës. Burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se janë piketuar emra cilësorë nga kampionati shqiptar, por edhe jashtë vendit vendit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. E vetmja lëvizje zyrtare në KF Vllaznia, por kjo nuk ka të bëjë me afrim, por me largim, është rasti i ndarjes me mirëkuptim dypalësh i Arlind Kalasë. Largimi i mesfushorit shkodran është shoqëruar me ardhjen e një mesfushori ukrainas, i cili është bashkuar me grupin kuqeblu në stervitjet e së martës. Nga sa bëhet e ditur, ai do të vijojë të stervitet me skuadrën edhe në ditët përgatitore ulqinake dhe më pas pritet të vendoset fati i qëndrimit apo jo tek Vllaznia

Të mërkurën, nisja drejt Ulqinit

Paraditja e së mërkurës është paralajmëruar nisja e kuqebluve drejt Ulqinit. Ky është vendimi zyrtar i marrë sot nga drejtuesit e KF Vllaznia, të cilët bëjnë me dije se në orën 10.00 skuadra do të lërë qytetin e Shkodrës dhe falë distancës së shkurtër kilometrike me shtetin fqinjë udhëtimi do të bëhet me autobus. Pak më herët, në orën e 09.00, futbollistët dhe stafi kuqeblu do t’i nënshtrohen testeve COVID 19, përgjigjet e të cilëve pritet të merren brenda 30-të minutave. Duke shpresuar, se të gjithë do të rezultojnë negativ, skuadra do të udhëtojë më pas për në Ulqin, ku në dispozicion ka vetëm katër ditë program stervitor, pasi mbrëmjen e së shtunës është programuar kthimi në Shkodër. Një ditë më pas, të dielen e 9 janarit, drejtuesit kanë planifikuar një miqësore me Prishtinën, takim i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Përballja në miqësore me prishtinasit konsiderohet testi kryesor anti-Tirana, sfidë e cila do të luhet me datë 15 janar në kryeqytet për llogari të javës së 16-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img