Sunday, November 24, 2024

Presidenti Xhaferi dhe Zv.trajneri Plori e deklarojnë thuajse të mbyllur merkaton e kuqebluve. Vllaznia i beson skuadrës aktuale

Lexo

Është kohë merkato, por tek Vllaznia pak mendojnë për një gjë të tillë. Në deklaratat e dhëna për Veriu Sport paraditen e sotme, pak çaste përpara nisjes drejt Ulqinit, Presidenti Alban Xhaferaj dhe Zv.trajneri Elvis Plori, e kanë quajtur merkaton e Vllaznisë thuajse të mbyllur. Sipas tyre, pas konsultave të stafit teknik me drejtuesit është arritur në konkluzion se skuadra e ka kontigjentin e duhur për t’ia dalë me sukses misionit që ka marrë përsipër që deri në fund të sezonit të arrihet objektivi për fitimin e titullit. Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se nëse gjatë ditëve në vazhdim në skenë del ndonjë emër cilësor që i vlen skuadrës, presidenca është gati të përgjigjet për ta veshur kuqeblu.

Alban Xhaferi(President i KF Vllaznia):

“Unë e kam thënë edhe më përpara që Vllaznia me këtë grup mund të shkojë shumë larg, mund të marrë titullin kampion si dhe Kupën e Shqipërisë. Pra, mund të konkurojë denjësisht në Kupat e Europës. Sigurisht, ne do të kishim dëshiru për të bërë një goditje të mirë, por kjo është gjithmonë në vartësi të mundësive në varësi të atyre pozicioneve që ne kërkojmë. Aktualisht, nuk kemi diçka konkrete, kemi pasë tratativa, por skuadrat e tjera kanë arritë ndoshta për të bërë ato lëvizjet e duhura. Jemi gjithmonë në kërkim, dhe nuk mendoj se është diçka emergjente që Vllaznia të ketë patjetër një merkato të Janarit.”

Elvis Plori(Zv.trajner i Vllaznisë):

“Me 99 për qind, skuadra e pjesës tjetër të sezonit është kjo. Tani, nuk mund të themi se është e mbyllur gjithçka, sepse në qoftëse na vjen diçka e mirë, edhe mund ta zyrtarizojmë, sepse kemi plusin që presidenti Xhaferi na është përgjigjë pozitivisht për një gjë të tillë. Kështu që, them se 99 për qind kjo është skuadra që kemi dhe ne shpresojmë dhe besojmë tek kjo skuadër. Ne si staf kemi diskutuar gjërë e gjatë edhe me drejtuesit e klubit për merkaton e janarit. E kemi të qartë se në këtë periudhe është e vështirë të gjesh lojtarë cilësore dhe perderisa grupin e kemi, do të mundohemi të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi aktualisht në dispozicion. I vetmi që ka ardhur është francezi Panos, një lojtar që e njohim mirë sepse prej 4 muajsh stervitet me ne. Ai ka rënë dakord për të qënë pjesë e Vllaznisë dhe pritet vetem firmosja zyrtare. Në një farë mënyre, merkatoja e Vllaznisë është e mbyllur me kete lojtar. Por, gjithësesi, zyrtarisht ajo nuk është 100 për qind e mbyllur, sepse siç e thashë më lart, nëse na vjen ndonjë mundësi e mirë me lojtar cilësor, stafi e pret me kënaqësi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img