Friday, May 3, 2024

Ilir Daja, nga Superiorja në Superiore. Ish tekniku i Partizanit firmos në Kosovë për Ballkanin

Lexo

Nuk ka asnjë ditë pushim për Ilir Dajën. Trajneri kryeqytetas, ka kaluar nga Superiorja e Shqipërisë në Superioren e Kosovës. Edhe pse është vlerësuar si një nga trajnerët më të mirë të kampionatit shqiptar, madje duke u propozuar edhe për postin e teknikut të kombëtares, situata konfuze që kaloi Partizani i pjesës së parë të sezonit u bë shkak që palët të ndahen.

Ka përfituar në këtë rast, Ballkani, një nga klubet më të mira të Superiores së Kosovës, i cili pas mbylljes së pjesës së parë të sezonit, saktësisht me 21 dhjetor të vitit të kaluar pati ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi. Me ndërmjetësinë e menaxherit Nderim Nexhipi, Ballkani ka ftuar menjëherë në Kosovë Ilir Dajën duke i besuar drejtimin e skuadrës. Së bashku Dajën, nga kryeqyteti shqiptar ka udhetuar edhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Artim Pollozhani, të cilët që prej ditës së sotme kanë marrë drejtimni e Ballkanit.

Njoftimi i klubit:

𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈

Menjëherë pas prezantimit, skuadra e Ballkanit ka konsumuar séance e parë stervitore të vitit 2022 nën drejtimin e Ilir Dajës. Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha! FC Ballkani ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë me 33 pikë,dy më pak se vendi i parë, dhe natyrisht që me teknikun Daja në krye kërkojnë të kapin kreun shumë shpejt. Me synim fitimin e titullit kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img