Thursday, September 19, 2024

Lewandowski, mund të largohet nga Bajerni, preferon Anglinë ose Spanjën

Lexo

Robert Lewandoëski e ka mendjen te një transferim në Angli ose Spanjë në merkaton e verës. Bomberi i Bajernit të Mynihut kërkon një eksperiencë të re, sipas “Sky Sports” në Gjemani dhe klubet angleze janë vënë në gatishmëri.

Sulmuesi 33-vjeçar ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Chelsea dhe Manchester United e kanë shprehur prej muajsh interesimin për kapitenin e Polonisë.

Leëandoëski mendon se nëse transferohet në një klub të madh në Spanjë apo Angli, do të ketë mundësi për të arritur të tjera suksese. Bajerni do të tentojë që të rinovojë me futbollistin, i cili është shndërruar në makinë golash që nga transferimi i tij nga Borusia Dortmundi në vitin 2014.

Nëse nuk ka një firmë të re në kontratë, bavarezët do të tentojnë që të bindin Erling Haaland, një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit në Europë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img