Thursday, September 19, 2024

Emocione në serinë “A” italiane. 7 gola në Roma-Juventus Juve, reagon Murinjo

Lexo

Juventus mposht Romën 4-3 në javën e 21-të të Serisë A dhe vendoset mbi verdhekuqtë në renditje. Gjithçka ndodh në Olimpico: vendasit kalojnë të parët në avantazh me anë të Abraham (11′), por menjëherë barazon Dybala (18′). Në pjesën e dytë, të besuarit e Mou flirtojnë me fitoren duke shënuar me Mkhitaryan (48′) dhe Pellegrini (53′), por përmbysen nga golat e Locatelli (70′), Kulusevski (74′) dhe De Sciglio (77′). Në finale, de Ligt u përjashtua me të kuq, ndërsa Pellegrini humbi një penallti.

Për herë të parë në këtë sezon, Juventusi ka pësuar tre gola: kjo nuk u kishte ndodhur bardhezinjve që nga maji kundër Milanit.  Mattia De Sciglio gjeti golin e tij të dytë në Serie A, 1505 ditë pas të parit (të shënuar në nëntor 2017 kundër Crotone).

Që nga gushti 2015, Roma nuk kishte shënuar nga një goditje dënimi të drejtpërdrejtë kundër Juventusit në Serie A (në atë rast Pjanic). Lorenzo Pellegrini ka gjetur golin në dy nga tre goditjet e fundit të tij nga gjuajtjet e lira në Serie A, pasi nuk ka arritur të shënojë në asnjë nga 24 përpjekjet e tij të mëparshme. Ëojciech Szczesny ka pritur katër nga shtatë penalltitë e fundit në Serie A, dy të fundit kundër Romës në këtë kampionat.

Paulo Dybala ka shënuar katër gola në transfertë në këtë kampionat, dyfishi i atyre që shënoi në Serinë A të sezonit të kaluar. Që nga viti 1994/95, ku Opta i ka këto të dhëna në dispozicion, Roma është skuadra e parë që ka tre lojtarë anglezë si titullarë (Smalling, Maitland-Niles, Abraham). Dy ndeshjet e kësaj lige në të cilat Juventusi ka pësuar më shumë goditje në pjesën e parë ishin dy të fundit, kundër Napolit dhe Romës (11 në të dyja rastet).

Humbja nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Morinjo, i cili duke analizuar ndeshjen, fajëson skuadrën e tij duke theksuar se tek Roma ka probleme në lojën e saj, për të cilat do t’i duhet të punojë shumë për ti riparuar.

“Për fat të keq më duhet të kritikoj pasi skuadra luajti mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kemi bërë 70 minuta kontrolli absolut, me mentalitetin dhe dëshirën për të bërë lojë. Ndërrova Afena-Gian dhe ai që hyri (Shomurdov), pas një minute vetëm gabon. 3 me 2. Nëse ke një mentalitet të fortë nuk ka problem, por këtu ka ndonjë kompleksitet ndaj edhe vitin e kaluar nuk fitonin ndeshjet e mëdha. Në fund të ndeshjes u pa që lojtarët janë të mirë, nëse ndeshja mbaronte në minutën e 70, kishim bërë një sfidë të jashtëzakonshme. Por më pas dolën në pah gjërat negative, përfshirë edhe pankinën. Është e vështirë të punoj me këtë tip skuadre, por jam këtu për këtë. Mendoja se mund të ishte më e lehtë këtu. Loja që kemi dhuruar sot dhe në ndeshje të tjera, është rrjedhojë e talentit që kemi dhe zgjedhjeve të lojtarëve që luajnë, ka mungesë personaliteti në menaxhimin e lojës. Më janë dhënë në dispozicion tre vite dhe dua të shfrytëzoj këtë kohë deri në ditën e fundit. Është shumë e lehtë të luash për vendin 6-7, duhet të dalim nga zona e komfortit”, u shpreh menjëherë pas ndeshjes njëshi i pankinës së Romës, Zhoze Murinjo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img