Sunday, November 24, 2024

Spikatja tek Vllaznia, tekniku Brdariç në fokusin e mediave gjermane

Lexo

Drejtimi i një skuadre me emër në futbollin shqiptar dhe sukseset e regjistruara nën drejtimin e tij, e kanë bërë gjermano-kroatin e Thomas Brdariç jo pak të kërkuar nga mediat gjermane, të cilat jo pak herë i telefonojnë për intervista të ndryshme. I tillë ishte edhe prononcimi më i fundit i dhënë një ditë më parë nga ana e 46 vjeçarit që drejton prej dy sezonesh skuadrën kuqeblu.

“Kur sjell një skuadër nga askund në kualifikimin europian, kjo të bën krenar. Mendova se ishte një mundësi dhe sfidë e madhe. Kur vjen në Shqipëri, e kupton shpejt se sa i bukur është vendi. Ne nuk kemi një vend professional, stërvitemi në një vend si livadh. Shqiptarët janë shumë prapa kur bëhet fjalë për cilësinë e terreneve  stërvitore. Lojtarët vendës janë mësuar me kushtet, por ata që vijnë nga jashtë Shqipërisë ndonjëherë mbyllin sytë kur shikojnë gjendjen e fushave. Lojtarët e huaj nuk duhet të fajësojnë kushtet e fushës nëse luajnë keq, edhe pse mungojnë parakushtet teknike për të analizuar kilometrazhin në lojë apo kundërshtarin. Ne e nisëm nga e para. Hap pas hapi ndërtuam një ekip konkurrues.”, shprehet tekniku kuqeblu Brdariç.

Publicitetin që vazhdon t’i bëhet për punën e mirë që po bën në Shkodër, Brdariç, duket se kërkon ta shfrytëzojë edhe si tranpolinë në kampionet e huaja.

“Unë jam një trajner i pasionuar, kjo punë më pëlqen më shumë. Si trajner dua të matem me lojtarët dhe klubet në nivelin më të lartë të mundshëm. Kjo punë ka të bëjë gjithmonë me gjetjen e sfidave të reja. Për sa kohë e shoh këtë në Shkodër dhe klubi vazhdon të pozicionohet mirë, jam i lumtur të qëndroj. Ndryshe, sigurisht që klubet në Gjermani apo Angli janë alternativa interesante. Më pëlqen edhe liga e dytë angleze”, sqaron për këtë pikë kreu i pankinës kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img