Monday, January 19, 2026

(Video)Kombëtarja e futbollit U-15/60 lojtarë në seleksionim para trajnerit Dama

Lexo

- Reklamë -spot_img

Stafi teknik i Kombëtares U-15 ka zhvilluar këtë të mërkurë një seleksionim me lojtarët e evidentuar të kësaj grup-moshe që aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar dhe të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese rajonale në turneun që u zhvillua në muajin dhjetor nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, nën urdhrat e trajnerit Armand Dama janë vënë rreth 60 lojtarë të vitlindjes 2008, elementë të cilët kanë qenë për herë të parë në një seleksionim të Kombëtares dhe që kanë treguar cilësitë e tyre në sytë e teknikut të kësaj grupmoshe, por edhe trajnerëve të tjerë të ekipeve zinxhir të Kombëtares dhe specialistëve të Departamentit të Ekipeve Kombëtare.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri shqiptar Armand Dama ka folur rreth këtij seleksionimi, teksa shpjegon se nga 260 lojtarët e vëzhguar në 8 zonat e Shqipërisë janë përzgjedhur lojtarët më cilësorë nga specialistët e ekipeve kombëtare, ndërsa më pas do të shihen edhe elementët që do t’i shërbejnë grupit të kuqezinjve. “Është seleksionim i parë për sa i përket lojtarëve më cilësorë që ne kemi përzgjedhur nga të gjitha rajonalet e Shqipërisë. Kanë qenë rreth 260 lojtarë në 8 zonat e Shqipërisë. Sot kemi thirrur 60 më cilësorët sipas mendimit të specialistëve të ekipeve Kombëtare dhe nga këta do të zgjedhim grupin më cilësor që ka Shqipëria për datëlindjen 2008 dhe pastaj do të nisim edhe me grumbullimet.

Dama vlerëson grupin e lojtarëve të kësaj datëlindjeje, teksa thekson se stafi do të vazhdojë edhe me grumbullimet dhe seleksionimet me lojtarët që luajnë jashtë vendit për të krijuar një grup të fortë.

“Për mendimin tonë është datëlindje e mirë, ka lojtarë goxha cilësorë. Do të shikojmë në vazhdim dhe do t’i bashkangjiten edhe lojtarët që vijnë nga jashtë, të cilët ende nuk kemi pasur mundësi t’i shohim dhe do bëjmë një grup të fortë për datëlindjen 2008. Do bëjmë disa grumbullime, do shikojmë mirë të gjithë lojtarët që janë brenda Shqipërisë dhe pastaj do bëjmë disa seleksionime me lojtarët që janë nga jashtë dhe do bashkojmë grupin më të fortë të datëlindjes 2008 me të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë kudo.  Kjo datëlindje është më cilësore, ka lojtarë që luajnë mirë futboll, kanë mendim të mirë, kanë inteligjencë. Do bëjmë më të mirën që të kemi grupin më të mirë dhe më të fortë të mundshëm”, u shpreh tekniku kuqezi Dama.

(Video-Prononcimi i trajnerit kuqezi Armand Dama)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img