Java e tretë e Superiores së futbollit shqiptar për 21 vjeçarët e Vllaznisë ka rezoltuar pozitive. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani dhe kolegu i tij Nefail Zhejani fituan ndaj ekipit privat të Tiranës, Akademia e Futbollit. Ndeshja e luajtur sot pasdite në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare të Kamzës është dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu. Këtë e vertetojnë edhe pesë golat e shënuar në portën vendase me autor Stafa, Deda, Bushaj, Leka dhe Çoba. Kjo është fitorja e dytë në këtë start kampionati pas asaj të realizuar në javën e parë me Teuten në transfertë me rezultatin 1-2, ndërkohë që për javën e dytë, përballja me Shënkollin mysafir e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës përfundoi në barazim 0 me 0.