Tuesday, October 8, 2024

Superiorja e moshave U-15, Vllaznia e Edmond Doçit mund Brians 3 me 0

Lexo

Me organizimin e ri që është bërë për sezonin futbollistik 2020-2021, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i kushtojë një rëndësi futbollit të moshave. Kështu, pa lënë mënjanë kampionatet amatore dhe ato rajonalë të të gjitha grupmoshave, vemendja kryesore është tek kategoria Superiore, ku këtë sezon, krahas kampionateve U-17 dhe U-19, Superioria është zgjeruar edhe në kategoritë U-13 dhe U-15. Ekipe këto që në Akademinë e Futbollit Vllaznia drejtohen nga trajnerët Astrit Premçi dhe Edmond Doçi. Ky i fundit, për javën e dytë të kampionatit arriti një fitore të pastër duke mundur me rezultatin 3 me 0 ekipin e Akademisë lezhjane, Brians. Takimi i luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”  ishte mjaft interesant, kjo jo vetem për tre golat e shënuar nga Riad Fangaj, Nebi Qokthi dhe Gerald Kubazi, njëri më i bukur se tjetri, por edhe për mënyrën e lojës së 15 vjeçarëve kuqeblu, të cilët sipas specialistëve të futbollit spikasin për tekniken e përdorimit të topit.

Formacioni i Vllaznisë U-15 në këtë ndeshje ishte ky:

Klejdis Sheqi, Jozef Marashi,  Desard Spahija, Ergestino Pepnikaj, Juli Gurraj, Ergis Çelepija,  Xhoel Hajdari, Nebi Qokthi, Riad Fangaj, Aris Ara, Gerald Ftoni. Trajner Edmond Doçi

Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Gerald Kubazi, Smerald, Marshija, Ehren Hoxha, Arkel Likaj, Sabian Bizi, Golat. Për javën e tretë, Vllaznia U-15 do të ketë ndeshje të vështirë në transfertë duke u ndeshur me Shënkollin vendas.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img